BURREL- Një konflikt verbal mes kushërinjve ka rezultuar fatal për një prej tyre, pasi dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën. Sipas të dhënave zyrtare ngjarja ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku janë arrestuar babë e bir, Demir e Florian Pali, përkatësisht 73 dhe 27 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 04.08.2016, rreth orës 17:00, gjatë një konflikti verbal, për motive pronësie mes shtetasve Demir e Florian Pali, me shtetasin Qamil Pali, 58 vjeç, në konflikt e sipër shtetasi Qamil Pali, ka rënë pa ndjenja në tokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet e para procedurale hetimore në vendngjarje. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të përcaktuar dhe shkakun e humbjes së jetës së shtetasit Qamil Pali.

Viktima dhe dy të arrestuarit ishin kushërinj të largët me njeri-tjetrin. Dyshohet se për shkak të shqetësimit, 58-vjeçari ka pësuar atak kardiak çfarë ka sjellë edhe vdekjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: