BOLONJË- Dy të mitur shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë. Ngjarja në fjalë ndodhi dje rreth orës 18:00 në ‘Piazza del Nettuno’ në Bolonja. Siç raportojnë mediat italiane, mësohet se dy shqiptarët u plagosën nga dy bashkatdhetarë të tyre, por më të mëdhenj në moshë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se dy të miturit kishin kaluar pranë një grupi të rinjsh, diku tek 5 persona, dhe pasi ishin konfliktuar, dy prej tyre i kishin goditur me thikë, njëri prej tyre mbeti i plagosur në këmbë dhe tjetri në shpatull.

‘Ansa’ shkruan se pak pas ngjarjes dy autorët u arratisën nga vendi i ngjarjes. Sakaq, dy të plagosurit ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për kapjen e dy autorëve si dhe zbardhjen e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb