ELBASAN

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në këtë qytet mes një grupi të rinjsh, të cilët kanë përdorur edhe mjete të forta.

Një prej të rinjve ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me mjete të forta në kokë e trup. Ai është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e njoftuar nga qytetarët ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar dy persona deri tani nga grupi i përfshirë në konflikt. Nuk janë ende të qarta shkaqet e këtij konflikti si dhe identitetet e personave të përfshirë.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen e “Kinezve”, Elbasan, në ambientet e jashtme të një lokali është goditur me mjete të forta nga persona të paidetifikuar shtetasi L.H., dhe për pasojë është dëmtuar dhe transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave që kanë goditur shtetasin L.H.

Theksojme se lajmi që qarkullon në media është i pavërtetë pasi nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se nuk ka patur të shtëna me armë zjarri.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: