BAJRAM CURRI – Një sherr mes të rinjve në shkollën “Asim Vokshi” në Tropojë ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Një nxënës 17-vjeçar është plagosur rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, pas një sherr banal, që nisi në oborrin e shkollës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 17-vjeçari A.I. ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa pritet mbërritja e helikopterit për të bërë të mundur transportimin e tij në Tiranë.

Ndërkohë policia ka ndaluar autorin e plagosjes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb