KORÇË

Një sherr ka ndodhur pak minuta më parë mes shoferëve të furgonëve, në qytetin e Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se nga sherri ka mbetur i plagosur një prej shoferëve, i cili është goditur me kaçavidë dhe mjete të tjera.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Zjarrfikësja”, në qytetin e Korçës, ku shkak i sherrit dyshohet se ka qenë orari i nisjes së furgonëve.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e plotë të sherrit. “BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi ku ka ndodhur sherri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb