ITALI – Disa shqiptarë dhe disa italianë janë përfshirë në një sherr masiv mes njëri-tjetrit mbrëmjen e së premtes në Prato të Italisë. Ngjarja ndodhi në një dyqan fast-foodi të Mc Donald’s për shkaqe banale.

La Nazione raporton se i gjithë sherri ndodhi për një cigare. Siç bëjnë me dije autoritetet italiane një 20 vjeçar shqiptar i cili ishte klient në fast-food i ka kërkuar një cigare një punëtori të fast-foodit.

Pas përgjigjes negative të këtij të fundit, kaq ka mjaftuar që të nisë debati mes tyre deri në fyerje dhe më pas përplasje fizike.

Shokët e shqiptarit u futën për ta ndihmuar, dhe në atë moment sherrit i janë bashkuar dhe punëtorët e tjerë në ndihmë të kolegut të tyre italian

Ndërsa një vajzë kliente e gjendur në vendin e gabuar ka ngrënë një shishe kokës.

6 persona, tre shqiptarë dhe tre punonjës të Mc Donald’s përfunduan në spital por janë jashtë rrezikut për jetën.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb