DURRËS

Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës teksa 2 persona kanë godtur dhe plagosur me mjete të forta një të tretë.

Tre personat u përfshinë në një sherr i cili degradoi në përdorimin e armëve të ftohta. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kënetës” ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë Policia ka kapur dhe shoqëruar A.C., 46 vjeç, dhe T.C., 43 vjeç si autorë të ngjarjes, kurse F.L., 35 vjeç u shtrua në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb