ELBASAN

Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur në Elbasan në një lokal gjatë mbrëmjes së sotme. Dy të plagosur ka deri më tani teksa BalkanWeb mëson se në sherr janë përfshirë të rinj me precedentë penalë.

Policia informon zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Haxhiar” teksa të plagosur kanë mbetur E.B, 24 vjec dhe E.B, 21 vjec.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna për kapjen e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb