PUKE– Përplasjet me thika mes dy të rinjve në Pukë dhe dy të tjerëve në Tiranë, kanë shkaktuar dy të plagosur. Në Pukë, dy të rinj kanë konfliktuar fizikisht në qendër të qytetit, duke goditur me leva njëri-tjetrin. Një prej tyre është plagosur në kokë, dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

I plagosur është shtetasi M.Vasia, ndërsa i riu tjetër, N.Rrasa është shoqëruar në polici.

Ndërsa dy të rinj në Tiranë, janë konfliktuar pranë Fakultetit të Inxhinierisë. Në konflikt e sipër 21-vjeçari Liridon Elezi ka goditur me thikë në shpatull shokun e tij. Menjëherë pas konfliktit efektivët e Komisariatit nr. 2 arrestuan në flagrancë autorin dhe transportuan të plagosurin në QSUT për të marrë ndihmën e specializuar. Nga të dhënat paraprake raportohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: