Një plagosje me thikë është regjistruar në Yzberish. Ngjarja ndodhi mbrëmë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se në kërkim janë shpallur dy persona.

Bezat raporton se 28-vjeçari Bruno Basha dhe 26-vjecari Mario Basha për motive banale janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me thike 34-vjeçarin Valter çela. Në konflikt është përfshirë dhe një shok i 34-vjeçarit, i cili mbeti i lënduar me sende të forta.

34-vjeçari u transportua ne spital jashte rrezikut per jeten ndersa policia ka shpallur ne kerkim autoret.

Deri më tani nuk dihen arsyet e sherrit të dhunshëm, ndërsa policia vijon hetimet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: