Tifozët kroatë dhe ata serbë janë përleshur mes vete në Zagreb. Pak minuta para fillimit të ndeshjes basketbollistike të vlefshme për ‘Aba Ligë’ mes Cedevitas dhe Partizanit te Beogradit, tifozët vendas kanë sulmuar tifozët mysafirë serbë dhe e gjitha kjo ka ndodhur në lokal sporti.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet serbe, që transmetojnë mediet kroate, përcjell lajmi.net.

Sipas ‘Jutarinj List’, pas këtij konflikti një numër i tifozëve kanë mbetur me lëndime në kokë, si pasojë e gjuajtjes me shishe qelqi. Rezultati përfundimtar i takimit ishte në të mirë të klubit kroat, Cedevita 79 – 67 Partizan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb