FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakastër. Një sherr mes vëllezërve ka sjellë plagosjen e djalit të njërit prej tyre me sëpatë nga kushëriri.

Sipas të dhënave zyrtari në fshatin Çorrush, Mallakastër ka ndodhur një konflikt për motive pronësie ndërmjet shtetasve V.L., 57 vjeç dhe N.L., 69 vjeç (vëllezër).

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër i tyre, shtetasi Zenel Lalaj dhe djali i shtetasit N.L, shtetasi Besnik Lalaj, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit V.L. duke i shkaktuar atij dëmtime fizike dhe duke konsumuar kështu elemente të veprës penale “Dhunë në familje”.

Njëkohësisht, në vijim të këtij konflikti, djali i shtetasit të dëmtuat V.L, 22-vjeçari F. L., ka dashur të hakmerret ndaj djalit të xhaxhait të tij shtetasit S.L., 39 vjeç (djali i shtetasit N.L dhe vëllai i shtetasit Besnik Lalaj), ku është konfrontuar fizikisht me këtë të fundit dhe ka tentuar ta vrasë me një sëpatë por falë ndërhyrjes së policisë e cila neutralizoi autorin, nuk arriti ta vrasë por i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike. Shtetasi S.L ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasve:
Zenel Lalaj, 66 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
Besnik Lalaj, 26 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si edhe u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” shtetasi:
– Fatjon Lalaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb