Një situatë kaotike ka ndodhur gjatë një fluturimi të linjës ajrore Vistara nga Abu Dhabi në Mumbai. Ekuipazhi i linjës ajrore indiane neutralizoi një grua italiane në sediljen e saj gjatë fluturimit, pasi dyshohet se goditi një anëtar të ekuipazhit dhe pështyu një tjetër. Gruaja u arrestua në Mumbai dhe më vonë u lirua me kusht nga policia, por avokati i saj i mohoi akuzat, duke e quajtur atë një “histori të rreme”.

Sipas Times of India, një anëtar i ekuipazhit të Vistara pohoi para policisë se pasagjerja e tyre femër goditi dhe pështyu kolegun e tyre. Stjuardesa pretendoi se sjellja fyese e gruas erdhi pasi ekuipazhi vuri re se ajo kishte lënë vendin e saj për t’u ulur në  “business class”.

Avokati i saj i tha BBC-së se pasagjerja “ndihej në siklet” në vendin e caktuar dhe “kërkoi të zhvendosej në një vend bosh”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: