TIRANË

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri në Tiranë, në zonën e Astirit. Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: