GREQI

Një konflikt ka ndodhur në burgun e Domokosë mes një shqiptari 39-vjeçar dhe grabitësit të njohur Giannis Dimitrakis.

Kyi  fundit është dërguar në spital pasi ka marrë goditje të rënda në kokë nga shqiptari teksa është shtruar në repartin neurologjik në Lamia.

Nga ana tjetër shqiptari i dënuar për vrasje e anëtar i një grupi kriminal u dërgua në Gjykatën e Lamias dhe më pas u rikthye në burgun e Domokosë.

Dimitrakis njihet për grabitjen e një banke në Greqi vite më parë si dhe për pjesëmarrjen në grupet anarkiste apo edhe pranë Agimit të Artë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb