CËRRIK

Policia ka arrestuar këtë të martë një 57-vjeçar nga Cërriku, i cili për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me sende të forta nipin e tij 34-vjeçar.

Fatmirësisht nipi i të arrestuarit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Godet me sende të forta nipin e tij, arrestohen nga Policia 57 vjeçari.Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:N.K., 57 vjeç, banues në fshatin Shkozë, të Belshit, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta nipin e tij shtetasin: M.K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.Materialet hetimore kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje”-njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb