Një sherr në familje është raportuar ditën e sotme në Pogradec.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 33-vjeçari D.A., dhe gjithashtu është proceduar penalisht shtetasi E.Q., 35-vjeç.

Kjo pasi shtetasi D. A., ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëshorten e tij, ndërsa vëllai i bashkëshortes, shtetasi E. Q., ka goditur me sende të forta shtetasin D. A.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 35 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi shtetasi D. A., ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëshorten e tij, ndërsa vëllai i bashkëshortes, shtetasi E. Q., ka goditur me sende të forta shtetasin D. A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb