TIRANË

Babë e bir janë shpallur në kërkim nga policia pas një konflikti të çastit në Kamëz. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 14:35, në rrugën “Paqësori”, ku si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V..

Më pas autorët janë larguar menjeherë nga vendngjarje. Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: