KAMËZ

Një sherr mes disa të rinjve në Bulevardin Blu të Kamzës përfundoi me plagosjen me thikë të një të riu 25- vjecar me inicialet R.K.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe menjëherë Policia arrestoi autorin e plagosjes me thikë, një 23- vjeçar me inicialet I.P, kurse u procedua penalisht një tjetër pasi kishte goditur gjatë sherrit goditi me sende të forta I.P.

 

NJOFTIMI I POLICISË

 

Kamzë, Tiranë

Plagos me thikë 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga nga Policia.

Sekuestrohet mjeti prerës thikë, me të cilën autori kreu plagosjen.

Procedohet penalisht edhe një 34 vjecar, për plagosje të lehtë me dashje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në Bulevardin Blu, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht:

I. P., 23 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin R. K., 25 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb