Një 19-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur rëndë, pasi është goditur me hekur në kokë nga një shtetas serb. Ngjarja ndodhi në ditë më parë në një kamp refugjatësh në Gjermani, konkretisht në qendrën e azilkërkuesve në Halberstadt.

Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive banale, ndërsa 34-vjeçar nga Serbia është shoqëruar në polici.

Sipas dëshmitarëve, 19-vjeçari shqiptar është goditur me një këmbë metalike tavoline në kokë dhe ndodhet në spitalin e Halberstadit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, 34-vjeçari serb do të përballet me drejtësinë gjermane nën akuzën ‘tentativë vrasje’.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb