TIRANE- Ngritje zërash dhe replika mes kryetarit të Komisionit Hetimor të CEZ, Taulant Balla dhe deputetit të Partisë Demokratike, Arben Ristani. Shkak i debateve është bërë fakti se Balla ka ndërprerë për disa herë Ristanin, ndërsa ky me tone të ashpra i ka kërkuar që ta linte të fliste. Madje Ristani tentoi t’i fikte Ballës mikrofonin. Ndërkohë, Balla deklaroi nga mbledhja e Komisionit se nënkryetari Ristani ishte në gjendje të dehur dhe kërkoi që ai të largohej nga mbledhja. Fill pas kësaj, Ristani u ngrit në këmbë, ndërsa nuk dihet nëse la mbledhjen apo jo.

DEBATI
Ristani: Eshtë bërë një transaksion në 2009 dhe është bërë një veprim tjetër më vonë.
Balla: Se atëherë ishte në pushtet ti, babai i Shkëlzenit dhe ai.
Ristani: Që ta dish mirë dhe vërë vath në vesh në këto raste hyn afati i parashikimit. Kjo tregon, se unë nuk marr në mbrojte asnjë njeri.

Ndërhyn Balla: Pse bën avokatin e tij?
Ristani: Mos më ndërhy kur flas
Balla: Pse bën avokatin e Kalajt?
Ristani: Mos më ndërhy kur flas.
Balla: Thuaj unë kam marrë në mbrojte atë që ka marrë 6 mln euro dhe ia dha shefit tim.
Ristani: Më lër të flas, ndërpritja mikrofonin. Më dhatë fjalën.
Balla: Sa të qetësohet avokati. Komisionit i kërkoj përjashtimin e nënkryetarit (Ristanit) nga mbledhja. Largohet nga mbledhja për dhunë të ushtruar. Nënkryetari është i pirë tapë duhet të largohet nga mbledhja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: