TIRANE – Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të pëlqyera e më të suksesshme shqiptare dhe shumë e kërkuar për koncerte e mbrëmje muzikore. Së fundmi këngëtarja ka dhënë një koncert në Gjermani, por dicka e papritur ka ndodhur. Teksa po këndonte, disa djem janë përfshirë në një sherr.

Këngëtarja vazhdoi të këndonte, por pasi të gjithë u distancuan dhe tre djem shihen duke u rrahur me grushta e shkelma, Dhurata e ndërpreu këngën. Është dashur ndërhyrja e sigurimit për të qetësuar situatën të cilët e kanë pasur shumë të vështirë, siç shihet në videon e siguruar nga “lajmi.net”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: