Një konflikt që ka përfunduar me konfrontim fizik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Dy persona, të dy të pastrehë, janë përfshirë në një sherr me grushte me njëri-tjetrin në Pedonale, ndërsa mësohet se dy personat ishin babë e bir.

Kjo skenë ka tërhequr vëmendjen e turistëve të shumtë që kishin zgjedhur Korçën për të festuar Krishtlindjen.

Fatmirësisht si pasojë e konfliktit personat nuk kanë pësuar dëme të rënda, ndërsa janë transportuar për në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: