Ylli i Shanghai SIPG ,Braziliani Hulk, mohon të ketë goditur trajnerin e Guizhou Zhicheng dhe zërat që ai “përçmon kinezët”.

Thuhet që Braziliani ka sulmuar zëvendës trajnerin e ekipit kundërshtar në pushim të pjesës së parë të mbyllur 3-0 ne favor të ekipit të tij, raporton “The Sun”.

Lojtari që mban vendin e 8-të ndër futbollistët më të paguar ne botë, insiston që ai e respekton dhe vlerëson popullin kinez.

Hulk ka shtuar se pretendime te tilla ngrihen për të prishur imazhin e tij.

Braziliani përgënjeshtron kështu deklaratat e trajnerit kinez të Guizhou i cili më parë kishte akuzuar lojtarin për sulm fizik ndaj asistentit të tij.

“Patëm disa diskutime në pjesën e parë pasi trajnerët e tyre na ofenduan gjatë lojës”.

“Kjo zgjati deri në pushimin e pjesës së parë dhe me vonë në korridor, Hulk, ofendoi asistentin tim në anglisht”.

“Ne debatum me të dhe më pas ai goditi asistentin i cili u rrezua përtokë”.

“Lojtarët e huaj janë këtu për të përmirësuar cilësinë e futbollit tonë. Hulk ka aftësi të mëdha, por ai nuk mund të vij këtu dhe të përçmojë popullin kinez”, mbyllte deklaratën e tij bosi i Guizhou Zhicheng, deklaratë e cila u përgënjeshtrua më vonë nga lojtari.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: