Një sherr është regjistruar sot në zonën e Bllokut, mes dy personave. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:15.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se me qytën e pistoletës ka goditur shtetasin Edison Xhediku, 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: