Një sherr mes vëllezërve ka çuar njërin prej tyre në pranga. Ngjarja në fjalë ndodhi në Kombinat.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në flagrancë u arrestua shtetasi me inicialet Y. Ç., si edhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij shtetasi me inicialet M. Ç., për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ata akuzohen se pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientin para banesës së tyre, kanë dhunuar fizikisht vëllanë e tyre, shtetasin me inicialet L.Ç., si edhe kunatën e tyre (bashkëshorten e L.Ç).
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb