Një sherr në familje ka degraduar në pasoja të rënda mes familjarë në Kosovë.

Policia e Kosovës bën me dije se dhëndri dhe vjehrri janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e thikës. Për pasojë lëndime ka pësuar edhe një vajzë e mitur e cila dyshohet se është sulmuar nga babai i saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE /Gjakovë 22.04.2022–20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (dhëndër dhe vjehërr), pasi që janë rrahur dhe therur me thikë në mes vete. Si pasoj e rrahjes, lëndime ka pësuar edhe viktima femër kosovare (e mitur), ku sipas saj është sulmuar nga babai i saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb