DURRES- Një 19-vjecar ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot në qytetin e Durrësit. Ngjarja u shënua në mesditë në lagjen numër 14 në Shkozet, në një servis automjetesh. 19-vjeçari Xheni Peposhi është qëlluar me armë zjarri duke marrë plagë të rënda dhe është transportuar në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë pasditen e sotme specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar, të cilët janë vëllezër: Endri Lushaku, 20 vjeç, banues në Shkozet dhe S.Lushaku, 16 vjeç. Forcat e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete.

Mësohet se konflikti mes të rinjve ka rreth një muaj që ka nisur, pasi ata në këtë periudhë ishin shoqëruar në polici.

Mësohet se çështja kaloi në Prokurori dhe dy protagonistët e ngjarjes së sotme u lanë të lirë. Por duket se gjërat mes të palëve nuk kanë shkuar mirë, pasi janë takuar sot në pikën e servisit, ku janë konfliktuar rëndë, çka përfundoi në plagosjen e 19-vjecarit me armë zjarri.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb