FIER – Në faqen “Jeta Osh Qef” në “Facebook”, është publikuar një video, e xhiruar pranë shkollës së mesme “Perikli Ikonomi” në Fier, ku tre vajza shihen teksa dhunojnë një bashkëmoshatare. Fillimisht në sherr u përfshinë vetëm dy vajza, por më pas ndërhynë edhe dy të tjera, duke e shtrirë në tokë bashkëmoshataren e tyre.
Pas disa sekondash, disa djem ndërhynë duke i ndarë vajzat. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, por episode të tilla janë bërë të shpeshta në shkolla, ku protagoniste janë vajzat.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: