Një ngjarje është shënuar mbrëmë në mbrëmje në fshatin Lolaj të Peqinit.

Një burrë 51 vjeç ka goditur me gurë një 64-vjeçar, e për pasojë, shtetasi 64 vjeç ndërroi jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Peqin

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili  si pasojë e plagëve të marra  ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale,  “Vrasje me dashje”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb