Një sherr ka ndodhur në Pogradec, me pasojë plagosjen rënë të një personi. Policia njofton se dy të rinj kanë goditur me mjete të forta një 65-vjeçar, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë duke arrestuar njërin prej autorëve, 33-vjeçarin E. L., të dënuar më parë për vjedhje, si dhe ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin E. N.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. N., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi në vendin e quajtur “Ura e Selcës” në fshatin Vërri, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., 65 vjeç, e kanë goditur me mjete të forta këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime trupore, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb