RROGOZHINA

Një sherr ka ndodhur në Rrogozhinë këtë mbrëmje që ka përfunduar me të shtëna me armë.

Gazetari Kelmend Baçi raporton për BalkanWeb se pikërisht dy persona janë përleshur fizikisht. Një prej personave që mori më shumë goditje, u shoqërua në komisariat.

Ndërkohë autori tjetër u ngjit në banesën e tij, në pallatin ku ndodhi dhe përleshja fizike për të marrë çiften.

Ai pasi mori armën qëlloi në ajër dhe është shpallur në kërkim.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb