DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 44-vjeçar pasi ka dhunuar vajzën e tij të mitur. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Fran Gjergji 44 vjeç, banues në Durrës.

Ditën e djeshme pas një debati familjar në shtëpi, 44-vjeçari ka goditur me grushte vajzën e tij shtetasen R.Gjergji 12 vjeçe, e cila ka përfunduar në spital për mjekim.

Pas ngjarjes, policia ka marrë dëshminë e të miturës në praninë e një psikologu dhe ka vënë në pranga babain dhunues.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: