TIRANË- Një ngjarje e rëndë nga ndodhur paraditen e sotme në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Migen Memelli, trajneri i 17-vjeçarëve të Tiranës është sulmuar me grushte e më pas me thikë por fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se gjatë stërvitjes një prind i një prej lojtarëve që trajneri se ka përfshirë në stërvitje e ka qëlluar fillimisht me grusht. Më pas babai i një prej lojtarëve nxori thikën për ta qëlluar, por trajneri është shmangur duke shpëtuar pa lëndime.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar prindin me iniciale A.Ç. në komisariat dhe ka nisur procedimin penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb