Një sherr për motive të dobëta ka çuar në plagosjen e një 16-vjeçari në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi orës 11:19, në rrugën “Bedri Karapici”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet M.S., u godit me sende të forta.

Ndërkohë që i mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht po punohet për shoqërimin e shtetasit me inicialet K.Ç, dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.01.2021, rreth orës 11:19, në rrugën “Bedri Karapici”, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi K.Ç., ka goditur me sende të forta shtetasin e mitur me iniciale M. S., 16 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmën mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për shoqërimin e shtetasit K.Ç, dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb