TIRANË

Një sherr me sende të forta në Saukun e Vjetër të Tiranës ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve binjakë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se vëllezërit E.S, dhe I.S, 32 vjeç ishin duke qarkulluar me makinë kur janë konfliktuar me dy persona të tjerë.

32- vjeçarët ngelën të plagosur kurse dy të tjerët u larguan teksa Policia po vijon punën për kapjen e tyre.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 02.06.2020, rreth ores 08:30, në Sauk të Vjetër, për motive të dobëta janë konfliktuar me sende te forta, dy vellezërit I.S dhe E.S., binjakë 32 vjeç, me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ku si pasoje e konfliktit jane demtuar me sende te forta dy vellezrit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjeksore. Me ardhjen e sherbimeve të Policisë, personat janë larguar nga vendi I ngjarjes.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb