VLORA

Një 38-vjeccar është arrestuar në Vlorë pasi ka plagosur vëllain e tij. Në një sherr familjar B.T, banues në Vlorë ka plagosur në baneë vëllain 47-vjeccar.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është sekuestruar mjeti prerës thikë.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. T, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. T., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë).

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb