TIRANË- Një shtetas italian ka mbetur i plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Burime zyrtare bëjë me dije se i plagosur ka mbetur 20-vjeçari nga Bari, Elio Caiaffa. I riu është transportuar në spital, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet dhe nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta dhe autori mendohet të ketë qenë në gjendje të dehur. Blutë po punojnë për kapjen e tij, ndërkohë që janë sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonën pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb