Një sherr për motive të dobëta mes dy fqinjëve në një fshat të Urës-Vajgurore ka bërë që një prej tyre të përfundoi në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Drenovicë. Burime zyrtare thanë se shtetasi F. Vrapi, 70 vjeç, dhe M. Hekali, 70 vjeç janë përfshirë në një konflikt dhe janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin.

Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se dy të moshuarit janë zënë me dru për gardhin që ndante banesat e tyre. Si pasojë e dhunës, është plagosur në kokë shtetasi F. Vrapi, ndërsa ndodhet në spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb