Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri banal në Fier. Ngjarja ndodhi në fshatin Shtyllas të Fierit.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra 50-vjeçari me inicialet E. H., për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Të njëjtat burime thanë se ai për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (biçak) të riun me inicialet D. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shtyllas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: