Edhe pse shprehen gjithnjë mirë për njëra-tjetrën, Ronela dhe Samnta mesa duket nuk flasin. Flitet që shkak është bërë një mashkull.

E ftuar në “Thumb” Ronela Hajati tha se ky është një muhabet grash që nuk do e zgjidhin televizionet.

“Shoqëria jonë ka patur nevojë të futet në lavatriçe. Ne nuk kemi më komunikim. I uroj më të mirat, të eci sa më shumë, ajo është vajzë shumë e talentuar. Nuk jemi zënë thjesht jemi zhdukur. Me Samantën jemi ndeshur por nuk jemi përshëndetur. Është një muhabet grash që e zgjidhin gratë jo televizionet” – është shprehur Ronela.

Më herët, këngëtarja Samanta Karavella është shprehur se nuk ka asnjë armiqësi mes saj dhe Ronelës.
ronela

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: