VLORE

Pak pas vrasjes së kreut të njësisë administrative Kote, Argjil Gjoka ‘Balkan Web’ zbardh të tjera detaje. Mësohet se administratori i cili mbeti viktimë sot, sapo kishte dalë nga shtëpia për të inspektuar rrugën ku po kryeshin dhe punimet.  Personi që ka qëlluar në drejtim të tij ka shkuar të marrë armën në shtëpinë e tij, duke e plagosur fillimisht në gjoks. Ai ndërroi jetën menjëherë pas plagosjes.

“Vetë administratori nuk ka pasur asnjë lloj faji në këtë moment. Në momentin që ka ndodhur ngjarja sapo kishte dalë nga shtëpi për të inspektuar rrugën. Ky është kryetari i dytë i administrativ i Kotës që ka ndërruar jetën. Pasi ka patur një debat me personin që po pinte kafe. Personi ishte me një të njëjtin tavolinë me personin që ishte në konflikt. Kanë qenë disa jo vetëm një që janë konfliktuar, tema kryesore ka qenë ajo e konfliktit me pronën. Në këtë atentat ashtu siç ndodhi vitin e kaluar. Personi i përfshirë në konflikt ka shkuar dhe ka marrë armën dhe ka goditur personin që ka qenë në konflikt. Ka edhe një të plagosur i quajtur Arif Bejkaj. Nga dëshmitë e para, autori vjen me të njëjtin fis me të plagosurin. Dyshohet se është fshehur në pyjet e fshatit Marovë.”-tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: