TIRANE- Një tjetër incident i shëmtuar është regjistruar në ambientet e poliklinikës nr.1 në kryeqytet. Protagonistë të një gjuhe të rëndë janë bërë mjeku dhe një qytetare. Mësohet se shkak i sherrit ka qenë pritja e radhës, ndërsa mjeku i është drejtuar pacientes me një fjalor jo etik. Sakaq, lajmin, se bashku me videon e xhiruar e ka raportuar Shendet +.

JA BISEDA MES TYRE
Qytetarja: Pse ça jam unë? Monstra!
Doktori: A ka mundësi të mos bërtasësh?!
Qytetarja: Si të mos bërtas? Unë po prisja në radhë, po se nuk i plas njeriu me këto monstra që jeni ju, jeni kthyer në një tufë monstrash!
Doktori: Ik p…..!!
Qytetarja: Ouu djali, më kë po flet ti, me nënën tate apo motrën tate more? P….. shko thuaj motrës tate e gruas tate, idiot.
Doktori: Na çave tr*pin, llap llap, ik e nxirreni përjashta idioten. Edhe s’e dinë me kë janë edhe kërkojnë llogari.

Duke mos u mjaftuar me kaq, pacientja është drejtuar për sqarim tek drejtoresha e Qendrës Shëndetësore, ndërsa ajo nuk ndodhej në zyrë, pasi e kishte kryer turnin e saj. Më pas, qytetarja teksa bërtiste shprehet për mjeken me të cilën debatoi fillimisht: “Do të ta tregoj unë ty moj bukuroshe me sy të zinj, që ke paguar 7000 euro për të ardhur këtu. Do e shohim mirë punën tate. Njerëz të ndyrë!”. Fill pas kësaj skene, pacientja është larguar shumë e acaruar nga kjo qendër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: