Një nënë e re nuk i ka përmbajtur nervat në afërsi të një vendi parkimi në Liverpool.

E reja ishte duke debatuar me dy gra për vendin e parkimit, kur mori makinën tip “Audi” dhe i përplasi.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë makinën e bardhë që përplas dy njerëz, përpara se të godiste një mjet të parkuar, gjë që shmangu dhe dëmtimin e mëtejshëm.

Sipas policisë, 26 vjeçarja Gazwa Elnis, ka bërë dhe rezistencë në momentin e arrestimit, ndërsa aktualisht ndodhet në rajon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb