AZ Alkmari nuk është aspak dakort! Skuadra holandeze kërkon vendin në Champions League të Ajaksit duke qenë se në përballjet direkte në këtë sezon, ka triumfuar në të dyja rastet. Skuadra e trajnerit Slot e mbylli kampionatin në të njëjtën sasi pikësh si “harkëtarët”, që nga ana e tyre mbetën pa titull, por morën vendin që të çon direkt në Champions League duke qenë se në Holandë merret në konsideratë për renditjen golavarazhi,.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak Alkmarit, që sot ka paraqitur një reklamim zyrtar në UEFA dhe shpreson të përmbysë situatën dhe të luajë në edicionin e ardhshëm të Champios League si ekipi holandez që shkon direkt në grupe.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb