Kërcënime mes presidentit të Lionit, Zhan-Mishel Ola, dhe homologut të tij te Marseja, Zhak-Onri Iro. Gjithçka nisi pas propozimit të numri një të OL për të “fshirë” sezonin aktual dhe të merret për bazë ai i kaluari për regjistrimin në Kupat e Eutopës. Por nuk duhet harruar se Lioni aktualisht është jashtë zonës Champions.

Të menjëhershme reagimet e Marsejës, aktualisht në vendin e dytë në renditje, me Iro që ka ngritur zërin duke e cilësuar Olan si një “lider suprem, të gatshëm për të spekuluar mbi një virus shkatërrues për të fshehur sezonin e vështirë të klubit të tij”.

Kundërpërgjigja e Olas nuk vonoi dhe erdhi nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa dje për mikrofonët e RMC-së deklaroi. “Avokatët e mi do të ngrenë padi për shpifje. Kam më shumë interesa se të tjerët që sezoni të mbyllet. Ai që më sulmoi ka këmbëngulur se nuk jam i interesuar për të mirën e përgjithshme. Thashë vetëm idenë për një vit nul, por nuk jam unë ai që vendos”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb