Jo gjithçka ka shkuar më së miri në fitoren e Juventusit dy ditë më parë. Edhe pse mposhti 4-1 Palermon, një incident është regjistruar mes trajnerit bardhezi Massimiliano Allegri dhe mbrojtësit Leonardo Bunucci. E gjitha kjo e fiksuar nga një kamera e cila i ka kapur “mat” dy pjestarët e klubit të Juventusit.

Bonucci reagoi keq në momentin e zëvendësimeve në minutat e fundit të ndeshjes kundër Palermos, ndërsa sherri mes të dyve vazhdoi edhe pas përfundimit të ndeshjes, shkruan agjencia e lajmeve “Goal.com”.

Allegri i ka thënë lojtarit: “Mbylle gojën, budalla! Zhduku!”, ndërsa Bonucci ia ka kthyer duke i thënë: “Shko pirdhu!”, ndërsa është larguar drejt tunelit pa i përshëndetur tifozët vendas.

Ndërsa në përfundim të ndeshjes Allegri sqaroi situatën: “Gjëra të tilla ndodhin. Kisha tre lojtarë që duhej të zëvendësoheshin, sepse kishin mosmarrëveshje, ishte një keqkuptim…”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb