Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur sot në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, tek zona e njohur si 9 Katshet.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si pasojë e konflikt te çastit shtetasi me inicialet R.C., ka goditur me biçikletë dhe me pas është konfliktuar fizikisht me shtetasin F.H., 58 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F.H i cili është dërguar ne spital për të marrë mjekim.

Ndërkohë, shtetasi me inicialet R.C., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: