GJIROKASTËR

Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri për motive banale në Gjirokastër.

Sipas informacioneve të para nga policia, në vendin e quajtur “Ish-Agjencia e Udhëtarëve”, Gjirokastër shtetasi E.B., 39 vjeç, banues në Tepelenë, pas një konflikti të çastit ka goditur me grusht shtetasin Xh.H., 68 vjeç, banues në Tepelenë, i cili është rrëzuar në tokë dhe dëmtuar në kokë.

69-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar. Ndërkaq autori, shtetasi E.B., është larguar nga vendi i ngjarjes, ku menjëherë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Nga bashkëpunimi midis Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Komisariatit të Policisë Tepelenë është bërë e mundur kapja e tij dhe 39-vjeçari po shoqërohet për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për të vijuar procedurat e mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: