Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas përplasjes fizike mes kandidatit të deputet të PD, Luçiano Boçi, dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Berisha shkruan në “Facebook” se biznesmeni Luca sulmon si qen i tërbuar kandidatin e PD. Teksa shpreh solidaritet me Boçin për mbrojtjen, sipas tij, burrërore e dinjitoze ndaj agresorit, Berisha thekson se pas 25 prillit kryeministri Edi Rama ja mbath për Beograd.

“Video qe deshmon se si i versulet dhe sulmon narkobanditi i Edvinit Luca si qen i terbuar kandidatin e PD per Elbasanin Luçiano Boçi! Duke shprehur solidaritetin tim me te plote kandidatit per deputet Boçi per mbrojtjen dinjitoze dhe burrerore ndaj agresorit, eshte rasti ti themi ketij mercenari se pas 25 prillit padroni yt ja mbath per Beograd, kurse ti do ndeshkohesh per vepren penale te krimit te rende elektoral!”, shkruan berisha.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb